Arbëri

“Veteranët” – Të akuzuarit s’lejohen të dëgjojnë njëri-tjetrin duke dhënë mbrojtjen

 

Ka nisur seanca gjyqësore për rastin “Veteranët”. Kjo seancë ka filluar me rreth një orë vonesë pasi që gjykata ka pasur telashe që të kyçet në mënyrë virtuale me të akuzuarin, Fadil Shurdhaj, i cili këtë seancë po e përcjell në këtë mënyrë për shkaqe shëndetësore.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.