Arbëri

Vetëm 5 për qind e qytetarëve në Kosovë, të testuar për COVID-19

Foto: Driton Paçarada
 

Pesë për qind e popullatës së Kosovës është testuar për COVID-19 përmes metodës PCR dhe testeve serologjike. Ndonëse janë paralajmëruar, ende nuk është kryer asnjë hulumtim i bazuar në të dhënat e nxjerra nga këto testime. Që nga fillimi i pandemisë janë testuar mbi 90 mijë qytetarë. Rreth 22 për qind kanë dalë pozitivë.

Të dhënat e testimeve për COVID-19 institucionet e Kosovës ende nuk i kanë shfrytëzuar për hulumtim dhe për zhvillim të politikave në shërbim të menaxhimit të pandemisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se këto të dhëna do të përdoren në të ardhmen për hulumtime apo studime.