Arbëri

Beogradi “zbulon” aksionin e shqiptarëve për të provokuar e sulmuar serbët në Kosovë

Shërbimet e Sigurimit të Serbisë ia kanë përcjellë kreut shtetëror të Serbisë porosinë që të kenë në vëmendje se po përgatiten provokime dhe sulme të organizuara nga shqiptarët, theksojnë mediat e Beogradit.

“Serbët në Kosovë e Metohi, posaçërisht ata nëpër enklava, gjatë ditëve të ardhshme do të jenë shënjestër e provokimeve dhe sulmeve të shqiptarëve, e gjitha me qëllim të krijimit të destabilitetit që do të shkaktonte ngecje të serishme në dialogun midis Beogradit e Prishtinës si dhe obstruksionin e bashkëpunimit me Gjykatën Speciale në Hagë”, shkruan sot B92, transmeton Koha.net.

alarm, siç jo zyrtarisht merr vesh ajo gazetë (nuk përmendet fare emri i saj – sqarim ynë) shërbimet tona të sigurimit ia kanë bërë me dije kreut ushtarak të shtetit dhe kjo posaçërisht ka rëndësi meqë gjatë ditëve të fundit janë të shpeshta lajmet për sulme ndaj popullsisë serbe në Kosovë e Metohi, ndërsa në një incident është përfshirë edhe një fëmijë, thekson kjo agjenci serbe e lajmeve.

thuhet, krerët shqiptare në krahinën jugore, siç e quajnë mediat e Beogradi dhe politika zyrtare serbe Republikën e Kosovës, që nga fillimi i shtatorit po zbatojnë aksionin me emrin e koduar “Çast” (besojmë se shpikësit e këtij emri në serbishte kanë dashur të përdorin një shprehje që do t’i shkonte shprehjes shqipe “Nderi”, plotësim i redaksisë) me qëllim që të pengojnë ngritjen e aktakuzës kundër presidentit të të ashtuquajturës Kosovë (e pakuptueshme pse duhet të përdoret shprehja e “ashtuquajtur” kur emri Kosovë përdoret me shekuj – plotësim ynë) Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorit të tij Kadri Veselit, për shkak të vrasjes se gati njëqind njerëzve, krimeve të luftës, përndjekjes dhe torturimit, para Gjykatës Speciale në Hagë.

Përveç presioneve dhe përpjekjeve për diskreditimin e Gjykatës, i cili deri më 24 tetor duhet të marrë vendimin për aktakuzat, kanë për qëllim që Prishtina sërish të shkaktojë ngecje në negociatat me Beogradin, meqë nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) , që e konfirmon edhe deklarata e “të ashtuquajturit” kryeministër Abdullah Hotit (!) se “çështja e AKS-së është çështje e përfunduar”, theksojnë mediat e Beogradit.

Koha.net rikujton se kjo mënyrë e reagimit të Beogradit dhe e trillimeve për gjoja përgatitje aksionesh e sulmesh nga shqiptarët ndaj popullatës serbe, duke shpifur kode me emra të frikshëm, nuk është e re. Mbahen mend shpifjet e tilla që në vitet e pushtimit të egër të regjimit të Millosheviqit gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar, kur “një i ri shqiptar ia vë flakën fëmijës serbe”, kur “shqiptarët rrahin plakun a plakën serbe”, kur “shqiptarët ua vënë zjarrin shtëpive e pronave të serbëve”, si atëherë edhe tash, dhe zakonisht para ndonjë zhvillimi ndërkombëtar që lidhet me Kosovën, siç është tash mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e paralajmëruar për datën 21 tetor, gjithnjë me synimin që para faktorit ndërkombëtar të krijojnë përshtypje për shqiptarët si terroristë, të egër, që mund të civilizohen vetëm nën pushtetin e serbëve.

Presidenti i shtetit tonë fqinj, Aleksandar Vuçiq, siç citohet nga mediat serbe, duke komentuar këto zhvillime të përfolura nga mediat serbe, tha se “nuk është lehtë, ne nuk kemi kontroll efektiv në territorin e Kosovës, por deri me tash politikë të urtë, me bisedime e negociata kemi arritur ta ruajmë pjesën më të madhe të popullsisë sonë. Do të luftojmë edhe më tutje në këtë mënyrë, ka thënë ai sot. Ai ka thënë se edhe shqiptarët do të kuptojnë se me armë nuk arrihet asgjë, por vetëm me bisedime, kokë të ftohtë dhe kompromise mund të arrijmë një bashkëjetesë normale”, citon Koha.net Vuçiqin, sipas mediave të Beogradit.