Arbëri

Szunyog: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, kusht për integrimin e tyre në BE

Foto: Tomas Szunyog

Arritja e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë ku përfshihen të gjitha çështjet e hapura është kusht për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, ka thënë shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Kosova dhe Serbia kanë treguar përkushtim për integrim në BE dhe qëllimi strategjik është anëtarësimi në BE. Natyrisht vazhdimi i përkushtimit në dialog dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve e cila do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, është një kusht. Është e rëndësishme që të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, nga të dyja palët”, ka thënë Szunyog gjatë një video-konference me gazetarë, pjesë e së cilës ishte edhe KOHA.