Arbëri

Kosova pranon donacion të ri për laboratorin që nuk filloi punën as 7 muaj pas përurimit

Një donacion 3 milionësh me reagensë i është dërguar Klinikës Infektive për Laboratorin Mikrobiologjik të përuruar para shtatë muajsh, por që ende nuk është funksionalizuar.

 

Një donacion 3 milionësh me reagensë i është dërguar Klinikës Infektive për Laboratorin Mikrobiologjik të përuruar para shtatë muajsh, por që ende nuk është funksionalizuar.

Ky laborator është krijuar nga fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, e cila të hënën e ka furnizuar atë edhe me reagensë, raporton KOHA.