Sot mbushen 24 vite nga zhdukja e veprimtarit Remzi Hoxha.
Për këtë sot në Tiranë do mbahet konferencë për media ku familja do të shprehë zhgënjimin për neglizhencën e institucioneve të Shqipërisë në zbardhjen e fatit të Hoxhës.
Po ashtu, do njoftohet për dokumentarët që kanë nisur rreth figurës së Remzi Hoxhës dhe misterit të zhdukjes së tij.
Ndryshe Remzi Hoxha ishte një veprimtar me origjinë nga Kaçaniku, i lindur në Shkup, në 21 dhjetor 1955.
Ishte anëtar i Kryesisë së Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombtar dhe Kryetar i Shoqatës për Ekonomi të Vogël dhe Zejtari (SPEVZ). U zhduk në Shqipëri më 21 tetor 1995 dhe fati i tij nuk dihet ende.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhdukja e mistershme në Tiranë e 24 vjet më parë e veprimtarit nga Kosova, Remzi Hoxhës
-
Familja e veprimtarit Remzi Hoxha zyrtarisht e shpall të mbyllur kërkimin e eshtrave të tij
-
Nesër shpallet i mbyllur kërkimi i eshtrave të Remzi Hoxhës i cili u zhduk në Shqipëri
-
Djali i Remzi Hoxhës i zhgënjyer me Ramën për mos zbardhjen e rastit, “bëri politikë më babain tim”
-
24 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit