Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka deklaruar se koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, është stabil.
Ai për EO ka thënë se Qeveria ka sfida mirëpo është duke i kryer përgjegjësitë e saj.
“Normal që Qeveria e Kosovës ka shumë sfida përpara mirëpo koalicioni vazhdon me qenë stabil dhe mi kryer përgjegjësitë e veta”.
Selmanaj ka potencuar se mosvotimi i Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike po ndodh për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme, ndërsa ka shtuar se i mbetet koalicionit ta kalojë atë.
“Mosvotimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike po ndodh në mungesë të votave të mjaftueshme për faktin se edhe PDK edhe VV-ja nuk po e përkrahin kështu që na mbetet neve si koalicion që në një seancë të jashtëzakonshme ta votojmë këtë ligj”.
Deputeti i AAK-së lidhur me arrestimet e Speciales ka deklaruar se janë të padrejta dhe të papranueshme.
“Arrestimet që kanë ndodhur për neve janë të papranueshme dhe mendoj që këto dy arrestime e fundit të kryetarit të OVL-së dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj janë të padrejta dhe të panevojshme sepse asnjë rast nuk e kemi që dikush është ftuar nga Gjykata Speciale dhe që nuk ju ka përgjigjur”, ka përfunduar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.