Arbëri

Analiza D-Dimer për pacientët me koronavirus mund të mos bëhet në QKUK shkaku i anulimit të një tenderi

 

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në javët e kaluara, gjatë këtyre muajve në Kosovë, ka bërë që Qendra e Transfuzionit të Gjakut të përballet me kërkesa të mëdha për kryerjen e një lloji të analizës.

Është kjo analiza D-Dimer, e cila tregon nivelin e koagulimit të gjakut.