Arbëri

Nga 1 tetori pensionistët të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve

Nga 1 tetori pensionistët janë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një njoftimi për media.

Sipas MPMS-s pensionistët duhet të lajmërohen në zyrat e pensioneve në komunat ku ata jetojnë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë”, thuhet në njoftim.

Në të kundërtën, sipas Ministrisë do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa.​