Arbëri

Gent Gazheli emërohet drejtor i përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Gent Gazheli është emëruar drejtor i ri i përgjithshëm i Doganave.

Ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin. Ky i fundit u emërua më 31 tetor të vitit të kaluar dhe është shkarkuar ende pa bërë vitin, për t’ia lënë kështu drejtimin e institucionit që sjell të ardhura në buxhetin e shtetit një ish-ambasadori.

Nga ana tjetër, Gazheli u lirua nga detyra si ambasador në nëntor të vitit 2019. Ai u bë një emër mjaft i lakuar në media para se të largohej nga detyra e ambasadorit në Turqi.

Kujtojmë se Gazheli u kritikua ashpër pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le lene”, të cilën e telefonnin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin ashtu sikurse ky i fundit u kishte premtuar për të nxjerrë vogëlushin, Alvin Berisha nga kampi Al Hol./abcews.al