Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Ndërmarrjet publike duhet të kenë menaxhim të mirëfilltë profesional

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi kanë pritur sot përfaqësuesit e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër – Lepenc” dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me të cilët ka biseduar për sfidat me të cilat po përballen këto ndërmarrje, si dhe për aspektet zhvillimore të tyre.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë rast, Hoti ka theksuar nevojën që të gjitha ndërmarrjet publike në Republikën e Kosovës, e veçanërisht ato me rëndësi strategjike për vendin, duhet të kenë menaxhim të mirëfilltë profesional në funksion të rritjes së performancës, efikasitetit dhe maksimizimit të të hyrave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në rimëkëmbjen ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID -19.

“Njëkohësisht, ai vlerësoi se duhet përkushtim i të gjithëve pa përjashtim për përballimin e kësaj situate dhe menaxhimin sa më efikas për përmbushjen e objektivave të përcaktuara. Ndërsa, përfaqësuesit e N. P. H. ‘Ibër – Lepenc’, SH.A., dhe KRU ‘Prishtina’ e falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe e njoftuan atë për punët që janë duke u kryer në këto ndërmarrje, me qëllim të arritjes së synimeve për zgjerimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre”, thuhet në njoftim.