Arbëri

KSI i Maqedonisë së Veriut rekomandon heqjen e PCR testeve për shtetasit nga vendet e rajonit

KSI i Maqedonisë së Veriut rekomandon heqjen e PCR testeve për shtetasit nga vendet e rajonit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit, pra edhe për ata të Kosovës.

Alsat nga burime brenda Komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.