Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se nga aksioni i Karaçevës, më së shumti kanë fituar të burgosurit në burgun e Dubravës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga aksioni u konfiskuan vetëm lopë, dhi e dele, të cilat sipas tij, do të jenë mish i freskët për të burgosurit në Dubravë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiftaraj thotë se ndryshe nga vendet në botë ku konfiskohen drogë, automjete, mjete financiare, sipas tij, në Kosovë konfiskohen katër lopë.
“Në krejt botën kur të arrestohen për bixhoz, konfiskohen lekë, në Kosovë konfiskohen dy dele. Në krejt botën kur të arrestohen për prostitucion konfiskohen prapë lekë, në Kosovë konfiskohen tre dhi të kuqe”, ka shkruar ai.
Miftaraj ka thënë se “Shkoj dëm gjithë ajo propagandë e orkestruar dhe paguar”.