Arbëri

Ende s’ka datë për fillimin e vitit akademik për studentët e vitit të parë

Universiteti i Prishtinës ende nuk e ka të qartë se me çfarë̈ date do të fillojnë vitin akademik studentët e rinj të nivelit Bachelor. Ndërkaq, studentët e viteve të tjera, sipas drejtuesve të UP-së, vitin akademik e fillojnë të enjten më 1 tetor.

Javën e kaluar UP ka hapur konkurs për pranimin e 6.638 studentëve të nivelit Bachelor të cilët e kanë kaluar testin e maturës në afatin e parë. Afati i dytë i testit të maturës do të mbahet më 10 tetor dhe tek pas publikimit të rezultateve UP do të hapë konkursin tjetër për plotësim të vendeve që mbesin të lira, raporton KOHA.

Rektori i ri i UP-së, Naser Sahiti, ka deklaruar se do të bëjnë përpjekje që studentët të cilët do të pranohen në afatin e parë ligjëratat t’i nisin më 1 nëntor, derisa për ata që pranohen në afatin e dytë çështja mbetet e hapur. Ai shtoi se do të përpiqen t’i kompensojnë̈ orët e humbura, në mënyrë̈ që semestri i ardhshëm të fillojë në të njëjtën kohë për të gjitha nivelet.

Sipas tij, pandemia ndikoi që të ketë̈ shumë çrregullime edhe për studentët aktualë, por është̈ zotuar se do t’i tejkalojnë̈.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në një̈ përgjigje me shkrim, theksoi se MASH nuk është̈ për shtyrje të vitit akademik, por që ky proces të fillojë me kohë.

“MASH ka kërkuar me ngulm nga universitetet publike që të bëjnë përgatitjet për fillim të vitit të ri akademik për vitin e parë më 1 tetor dhe faza e parë e testit të maturës është kryer me kohë. Por, përpos Universitetit të Gjakovës, të tjerët nuk kanë reaguar me kohë”, ka thënë̈ ai.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se ky vit akademik do të realizohet në mënyrë̈ të kombinuar, me ç’rast ligjëratat do të mbahen online, derisa ushtrimet dhe provimet nëpër fakultete.