Arbëri

Dy të vdekur dhe 106 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Dy persona kanë vdekur dhe 106 janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 sot në Shqipëri. Këto rezultate kanë dalë nga 832 mostra të kryera.

137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.

Më së shumti raste të reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në Tiranë-31, pasuar nga Durrësi me 12, Shkodra 10, etj.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe 73-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me koronavirus janë konfirmuar 13.259 raste, prej tyre 7.534 janë shëruar, 5.348 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 377 persona