Arbëri

Në Shqipëri 63% turistë më pak gjatë gushtit, nuk zhgënjen Kosova

Në Shqipëri 63% turistë më pak gjatë gushtit, nuk zhgënjen Kosova

Bregdeti shqiptar është vizituar këtë vit nga 65% më pak turistë të huaj krahasuar me një vit më parë. Të dhënat i bëri publike INSTAT. Gjatë muajit korrik dhe gusht në Shqipëri kanë hyrë 963 mijë 275 shtetas të huaj nga mbi 2.7 milionë që frekuentuan vendin tonë gjatë të njëjtës periudhë të 2019.

TIRANË- Edhe pse kufijtë e Shqipërisë ishin të hapur dhe pa kërkesa strikte për të hyrë, përsëri masat e marra nga shtetet e huaja për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, frenuan numrin e turistëve për të vizituar Shqipërinë.