Arbëri

Ulet niveli i Liqenit të Ohrit në Pogradec për shkak të keqmenaxhimit nga pala maqedonase

Ulet niveli i Liqenit të Ohrit në Pogradec për shkak të keqmenaxhimit nga pala maqedonase

Për të disatin vit radhazi liqeni i Ohrit në Pogradec, i vendosur nën ruajtjen e UNESCO-s si trashëgimi botërore, po përballet me tërheqje të ujit nën nivelet kritike të lejuar nga vetë organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas ekspertëve, një fenomen i tillë lidhet jo vetëm me kushtet klimaterike, por edhe me përdorimin e ujit të liqenit për prodhim energjie nga ana e palës maqedonase dhe pamundësisë së palës shqiptare për të menaxhuar nivelin e ujit.