Arbëri

Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës

Analisti pranë Institut të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita e palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët.

“Mendoj se refuzimi i Izraelit për ta njohur Kosovën ka pasur të bëjë gjithmonë me arsye të lëkundshme. Ka pasur të bëjë me ankthin rreth asaj që unë do ta quaja ‘paralale imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës’, në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Pra, ka qenë i shqetësuar se [pranimi] i shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, do të siguronte precedent legjitimues për palestinezët, do ta inkurajonte pakicën e brendshme palestineze arabe të shkëputej [dhe] do të mund të impononte një zgjidhje ndërkombëtare për konfliktin izraelito-palestinez. Unë mendoj se këto ankthe, këto shqetësime për këtë paralelen imagjinare midis Kosovës dhe Palestinës janë zbutur në mënyrë të konsiderueshme gjatë 12 vjetëve të kaluar. Për këta 12 vjet, qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë, historia ka treguar se ajo nuk ka pasur ndikim negativ në konfliktin [e Izraelit] me palestinezët. Qëndrimi i palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët. Ata nuk janë në pozitë për ta shpallur pavarësinë e tyre. Edhe sikur ta bënin, veprimi i tyre ndoshta nuk do të fitonte mbështetje të gjerë universale. Pastaj, kur bëhet fjalë për ndjenjat secesioniste në mesin e popullsisë arabe palestineze të Izraelit, është gjithnjë e më e qartë se këto ndjenja janë dobësuar shumë dhe nuk paraqesin kërcënim real për Izraelin. Kështu që të gjitha këto shqetësime dhe ankthe nuk kanë më forcë aq dominuese në psikikën politike izraelite”, ka thënë Touval në një intervistë për REL-in.