Arbëri

Kohavisioni shënon 2 dekada nga themelimi, nis etapën e re

Descriptive Text

Dy dekada më parë tregut medial në Kosovë i është shtuar një televizion i ri, Kohavisioni.

Për 20 vjet me radhë, KTV-ja është karakterizuar me raportim të saktë, të shpejtë dhe të paanshëm e që ka inspiruar e trajnuar gjenerata të tëra në gazetari.

Në etapat e ndryshme të punës, përgjegjësi të konsiderueshme kanë redaktorët.

Arta Avdiu është një nga ta. Zv.kryeredaktorja e KTV-së thotë se televizioni do të vazhdojë t’iu qëndrojë besnik shikuesve të tij me gazetarinë që tash e 20 vjet ka bërë ndryshimin.

Katër vjet pas nisjes së transmetimit, KTV-së i është bashkuar Driton Mehmeti.

Mehmeti, tani redaktor i lajmeve, thotë së gjatë këtyre 16 vjetëve në KTV kanë ndryshuar shumë gjëra, por politika editoriale ka mbetur e njëjtë.

Pjesë e KTV-së qe 5 vjet është edhe gazetarja Luljeta Beselica.

Në përvjetorin e 20-të të KTV-së, të gjitha redaksitë e KOHËS u fuzionuan në një.

Përshtatja nga shkrimi për gazetë edhe për televizion, për gazetarin Fitim Gashi në fillim nuk ka qenë e lehtë.

Kohavisioni edhe në vitet e ardhshme do të vazhdojë të jetë dritare e informimit të drejtë dhe të saktë, i udhëhequr gjithmonë nga parimi i gazetarisë profesionale dhe të pavarur.