Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj

Prishtinë, 22 shtator – Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të martën ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për proceset shtetndërtuese, dhe sidomos në përkrahjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik”, tha ministrja Haradinaj Stublla.