Hetuesit e Speciales i marrin dosjet e dërguara në OVL të UÇK-së

Hetuesit e Speciales i marrin dosjet e dërguara në OVL të UÇK-së
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se dosjet e dërguara sot në zyrat e organizatës është marrë nga hetuesit e Dhomave të Specializuara.
Përmes një konference për media, ai ka thënë se hetuesit e kanë pranuar se materiali është Prokurorisë Speciale.
Edhe avokati Tomë Gashi ka thënë se dokumentacioni është origjinal dhe ka të bëjë me hetim penal.
Ai tutje ka shtuar se Policia dhe Prokuroria nuk janë involvuar se si janë dërguar dokumentacionet në zyrat e OVL-UÇK-së.
OVL e UÇK-së thotë se sërish ka pranuar dosje të Speciales
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë të martën se për herën e tretë ka pranuar dosje të Gjykatës Speciale.
Në një konferencë për media, kreu i saj, Hysni Gucati ka thënë se në dokumentet e pranuara ka figura të ndryshme të përmendura, “për të cilat ne s’jemi të autorizuar t’i përmendim”.
Sipas tij, në dokumentet e reja flitet për ngritje të aktakuzave.
Nënkryetari Nasim Haradinaj, ka thënë se në dokumente është një draft-aktakuzë ish-figura udhëheqëse të UÇK-së.
Ai ka thënë se në dosjet e sjella janë të përmendura numër i madh i vendeve në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se nga personi që i ka sjellë dosjet është lënë porosi se tashmë do të sjellë CD.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 474 raste të reja

AKR-ja thotë se LDK-ja nuk e respektoi marrëveshjen për renditje në listën zgjedhore

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Zëdhënësi i Telekomit, Abazi, aderon në PDK

Mot kryesisht i qetë në Kosovë në ditët e ardhshme

MPB-ja: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme

Përfaqësimi i barabartë gjinor në listat për deputetë, mbetet vetëm dëshirë

Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, kërkohet respektimi i masave anti-Covid

Krasniqi: Ngjarjet që e presin Kosovën mund të ndikojnë në rritjen e rasteve me koronavirus

“Ndihem si në një film të keq horror”

Mot i ftohtë në Shqipëri, temperaturat pritet të shkojnë në minus 12 gradë
