Arbëri

“Trumpi e telefonoi deputetin suedez për ta falënderuar për nomimin për Çmimin Nobel të Paqes”

“Trumpi e telefonoi deputetin suedez për ta falënderuar për nomimin për Çmimin Nobel të Paqes”
Foto: FB

Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, më 11 shtator kishte nominuar Qeveritë e Kosovës, SHBA-së dhe atë të Serbisë për çmimin Nobel për Paqe, pas Marrëveshjes për stabilitet ekonomik mes dy shteteve fqinje.

E, këshilltari i Behgjet Pacollit, kryetar i AKR-së, Naim Murseli, ka thënë se Jacobsson dhe presidenti amerikan, Donal Trump, pas këtij nominimi kanë biseduar dhe se i kishte shprehur falënderimin për nominimin.