Arbëri

Çeku: Privatizimi, një nga proceset më të korruptuara në Kosovë

Çeku: Privatizimi, një nga proceset më të korruptuara në Kosovë

Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë, deputeti Hajrulla Çeku në Express Intervistën e KTV-së është pajtuar se procesi i privatizimit është një prej më të korruptuarve në Kosovë.

“Besoj se ka qenë ashtu, sepse një nga arsyet që vazhdojmë të kemi ekonomi të pazhvilluar, standard shumë të ulët të jetesës dhe përballemi me probleme sociale dhe ekzistenciale, është se kur u ndërtua si politikë ekonomike, menjëherë pas luftës, privatizimi nuk është konceptuar si duhet”, ka thënë Çeku.