Arbëri

Bildt: Serbia herëdokur do të duhet ta njohë Kosovën

Bildt: Serbia herëdokur do të duhet ta njohë Kosovën
Foto: Alban Bujari/ Ilustrim

“Serbia herëdokur do të duhet ta njohë Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një çast mblodhi forcën për një vendim të tillë, por e lëshoi atë mundësi. Por, ai është i vetëdijshëm se ky është çelësi për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe ish-kryeministri suedez, Carl Bildt.

Bildti, në një intervistë për portalin sarajevas Politicki.ba ka deklaruar se është e domosdoshme të zbatohen gjërat për të cilat Kosova dhe Serbia janë marrë vesh qëmoti dhe si, si ka thënë ai, nuk janë realizuar kurrë.