Arbëri

Sot nisi faza e dytë e procesit mësimor në shkolla

Foto: Driton Paçarada / Koha

Sot nisi faza e dytë e procesit mësimor në shkolla.

Bankave shkollore iju kanë rikthyer edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Ministri i MASH, Ramë Likaj ka kërkuar nga nxënësit të respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.

Ndryshe, viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me fazën e parë më 14 shtator, për shkak të pandemisë me koronavirus. Si pasojë e gjendjes me pandemi, procesi mësimor në Kosovë 2019/2020 ishte ndërprerë në muajin mars, për të vazhduar në formë online.