Arbëri

Thaçi paralajmëron fuqizim të partneritetit me Turqinë

Thaçi paralajmëron fuqizim të partneritetit me Turqinë
Foto: Twitter
13:21

Thaçi paralajmëron fuqizim të partneritetit me Turqinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur strategjik.

Përmes një shkrimi në Tëitter, ai e ka quajtur frytdhënëse bisedën me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interest reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale. Shtetet tona gëzojnë raporte miqësore dhe do ta fuqizojnë më tej partneritetin strategjik”, ka shkruar ai në Twitter.

 


 

12:29

Erdogani pret Thaçin në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan e ka pritur në Stamboll presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pamje të këtij takimi janë publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të presidencës turke.

Presidenti Recep Tayip Erdogan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në rezidencën Vahddetin në Stamboll, shkruan shkurt në përshkrimin rreth këtyre fotografive. Në to shihet edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Dy javë më parë, autoritetet turke kishin reaguar rreth vendimit të Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit. Ministria e Jashtme turke ishte shprehur “tejet e zhgënjyer”.

Turqia, përkrahëse e zëshme e kauzës palestineze, kishte qenë një prej shteteve të para që e njohu Kosovën më 2008, gjë të cilën edhe e kishte përmendur në njoftim ministria e Jashtme e këtij shteti.

“Madje edhe mendimi që zyrtarët ne Kosovë e hedhin një hap të tillë... që paraqet shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare... është zhgënjyes”, shkruante në këtë reagim, dy javë më parë.