Arbëri

Çmime astronomike - Deri 11 mijë e 748 euro është paguar një biletë aeroplani nga buxheti i shtetit

Pas pesë muajsh, përfaqësuesit shtetërorë mund të mbesin pa udhëtuar me aeroplanë në vizita zyrtare. Nëse vazhdojnë të shpenzojnë me ritmin e njëjtë në aviobileta, në këtë kohë do të harxhohet shuma e kontraktuar prej 5 milionë eurosh, ani se ajo ishte planifikuar të mjaftonte deri në fund të vitit 2021.

Për shërbime të transportit ajror, Agjencia Qendrore e Prokurimit e kishte kontraktuar kompaninë “Malësia Reisen”, meqë ajo kishte ofruar tarifën më të lirë të shërbimit. Por biletat që i ka siguruar gjatë realizimit të kontratës kanë çmime astronomike, raporton KOHA.