Arbëri

Pesë të vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me koronavirus.

Pesë pacientë kanë vdekur, njoftohet më tej.

Shqipëria ka regjistruar 12073 raste pozitive që nga paraqitja e pandemisë dhe 6831 të shëruar.

Raste aktive janë 4889.