Arbëri

Mot i vranët e me intervale me diell sot në Kosovë

Mot i vranët e me intervale me diell sot në Kosovë

IHMK-ja njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.

Në fushat barike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.