Arbëri

Inatet politike lënë bizneset pa përkrahje financiare

Inatet politike lënë bizneset pa përkrahje financiare

Nerona Bajgora, pronare në një nga dyqanet e Prishtinës, thotë se pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht keq në biznesin e saj dhe puna që po bëhet nuk po u siguron fitim e madje as mbulim të shpenzimeve.

“Pandemia ka ndikuar shumë në rënien e punës sonë. Puna nuk ka qenë asnjëherë më dobët se këtë vit, shumë ka ndikuar keq në pjesën e butiqeve”, thotë ajo, teksa shton se ndihma prej 170 eurove e paraparë përmes Pakos Fiskale Emergjente ka qenë e pamjaftueshme. “Nuk kemi pasur të ardhura të tjera, që për shembull të na mundësohet që qiratë të jenë më të lira. Nuk ka pasur kurrfarë ndryshimesh, qiratë kanë qenë si gjithmonë pa zbritje diçka. Ne është dashur, patëm apo jo punë, t'i paguajmë qiratë”, shton ajo.