Arbëri

Rrufe, stuhi dhe rrebeshe shiu i afrohen Shqipërisë, ndalen në Greqi

Rrufe, stuhi dhe rrebeshe shiu i afrohen Shqipërisë, ndalen në Greqi

Në brigjet e Mesdheut është në veprim një ciklon. Aktualisht cikloni po ushtron aktivitetin e tij në det. Por, si do te jetë ndikimi i tij në Ahqipëri?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak jep detaje interesante, lidhur me pasojat që do të ketë tek ne, ndonëse theksohet se ndikimi do të jetë i lehtë. ‘Ditën e enjte, prej mesditës reshjet do të nisin në pjesën jugore dhe lindore të vendit me intensitet të ulët”, thotë SHMU. Ndikim do të ketë – “kryesisht në territorin grek ditën e premte, duke sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri, stuhi shiu dhe ere si dhe rrufe.”