Arbëri

Ish-ministri Vitia javën e ardhshme raporton në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri Vitia javën e ardhshme raporton në Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë
Foto: Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku do të jenë dy prej katër personave që do të raportojnë gjatë javës së ardhshme në Komisionin Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e pandemisë.

Në mbledhjen e këtij komisioni, të martën, është vendosur po ashtu që krahas tyre të intervistohet edhe prindi i Agon Musliut, vdekja traegjike e të cilit në Qendrën Studentore që përdorej për karantinë kishte qenë sebep për kritika të ashpra ndaj qeverisë së atëhershme.