Qeveria u premton mbështetje prodhuesve të qumështit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim prodhuesit e qumështit, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet ky sektor gjatë kohës së pandemisë, si dhe për mundësinë që Qeveria e Kosovës t’u dalë në ndihmë.
Siç njofton kumtesa nga kryeministria, përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit e njoftuan kryeministrin Hoti për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky zinxhir prodhues si pasojë e pandemisë COVID – 19, për prodhimet e tyre që po mbesin pa u plasuar në treg, në të njëjtën kohë kërkuan mbështetjen e kryeministrit Hoti dhe të Qeverisë së Kosovës për tejkalimin e kësaj situate.
