Arbëri

Tre të vdekur e 70 raste të reja me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, njofton IKSHPK-ja.

Kurse nga 633 testime 70 raste kanë rezultuar pozitivë, transmeton KOHA.

Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, derisa numri i viktimave shkon në 589.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.