Qindra persona mblidhen çdo të premte në sheshin kryesor të Prishtinës, në kafeteri.
Siç shihet në pamjet e KOHËS, shumica prej tyre janë adoleshentë e në moshë të re, derisa nuk respektojnë as masat e institucioneve, përfshirë mbajtjen e distancës e vendosjen e maskave, të cilat janë edhe të dënueshme me gjobë.
Në vend të ngjarjes deri rreth orës 22:30, kur edhe nis ora policore, nuk janë parë as forcat policore e as Inspektorati.