Sonte Interaktiv sjell storjen hulumtuese për Ujmanin të gazetares Leonita Bajrami.
Cili është kapaciteti i vërtetë i liqenit më të madh artificial në Kosovë dhe sa rrjedh në territorin e Serbisë e sa në Zubin Potok?
Pse ishte vendosur ndërtimi i tij në vitet e 70-a dhe kush e ndërtoi e për çka u destinua në fillim, bazuar në projektin e ndërtimit?
Çfarë thonë menaxherët e ndërtimit e çka udhëheqësit e tanishëm për rëndësinë e Liqenit të Ujmanit?
Si vlerësohet nga ekspertët studimi i fizibilitetit që pritet të bëhet nga autoritetet amerikane?
Këto dhe të tjera, sonte në Interaktiv nga ora 23:20 në KTV dhe direkt në kanalin e emisionit në Youtube.