Sonte në DESKU intervistë me Jakup Krasniqin, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Cili është mendimi i Jakup Krasniqit për marrëveshjen e Washingtonit, dhe a mund të quhet ajo historike?
Cila është historia e negociatave të Kosovës me Serbinë dhe sa nga çështjet që ende bisedohen në Bruksel e Washigton janë adresuar në negociatat e mëparshme në Vjenë e Rambouillet?
A është duke e çuar dialogu Kosovën përpara? Apo i ndihmon më shumë Serbisë?
Jakup Krasniqi do të flasë edhe për krizat politike në Kosovë? Si e sheh Krasniqi krizën e fundit në kohën e pandemisë? A është dashur të rrëzohet Qeveria Kurti? Pse nuk po mund të pajtohen shqiptarët mes vete?
Cili është raporti i Jakup Krasniqit me ish-bashkëluftëtarët nga UÇK-ja, tani të marrë në shënjestër nga Gjykata Speciale? Çfarë mund të pritet nga Specialja dhe aktakuzat e paralajmëruara?
Si e sheh Jakup Krasniqi ish-partinë e tij, PDK-në, sot? Dhe cili është roli i Nismës, tani pjesë e Qeverisë?
Për këto dhe më shumë, sonte në DESKUN e KOHËS, Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit. Na ndiqni nga ora 20 në KTV dhe 21:40 në TV Arta.
Gjithashtu, emisionin DESKU mund ta ndiqni direkt edhe në YouTube: