Arbëri

Anulohet tenderi për vaksina sezonale, kompanitë ofertuan deri në 22 euro për copë

Ka dështuar të zgjidhet operatori për furnizim me vaksina sezonale, me të cilat Qeveria Hoti ishte zotuar që do t’i vaksinonte gati gjysmë milionë kosovarë.

Ministria e Shëndetësisë në fillim të muajit gusht pati hapur tender për furnizim me rreth 400 mijë vaksina sezonale. Vlera e paraparë për këtë tender ishte 3 milionë e 100 mijë euro, e që nëse kalkulohej çmimi për vaksinë, i binte rreth 8 euro e 30 cent, raporton KOHA.