Në klinikat në kuadër të QKUK-së dhe në shtatë spitalet rajonale në Kosovë po trajtohen 263 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Prej tyre 26 janë në gjendje më të rëndë, katër në respiratorë e 22 me maska CPAP. Në oksigjenoterapi janë 231 pacientë.
Në përgjithësi në spitale po trajtohen 347 pacientë, por të konfirmuar me COVID-19 janë 263. Disa të tjerë po presin testimin apo rezultatin, e disa janë konfirmuar negativë, por ende po trajtohen.