1 perditesime
16:41

Hoti: Mini-Schengeni na u kërkua nga SHBA-ja, ne e kundërshtuam në fillim

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Marrëveshja në Washington është hap i madh drejtë marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ai ka thënë se Shtëpia e Bardhë ka interesim të jashtëzakonshëm për zbatimin e marrëveshjeve ekonomike.

Hoti tutje ka thënë se me këtë marrëveshje fuqizohet sovraniteti i shtetit.

Ai ka folur edhe për takimet në Bruksel derisa i ka quajtur shumë të rëndësishme.

“Jam shumë i kënaqur që brenda 3 muaj qeverisje kemi arritur të konsolidojmë marrëdhëniet e dëmtuara. Vlejnë parimet të cilat i kemi miratuar në qeveri. Unë dje kam bërë kërkesë që të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Sapo t’i kthehen punës së Kuvendit, pres që të raportojë aty për marrëveshjen e Washingtonit dhe takimin e Brukselit”, ka thënë ai.

Hoti tutje ka shtuar se njohja nga Izraeli nuk ka qenë befasi, sepse sipas tij, kanë qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë, por shton se ka qenë befasi se sa shpejtë ka ndodhur.

Ai tutje ka shtuar se nuk ka dyshim që marrëveshja në Washington do të zbatohet.

I pari i Qeverisë ka folur edhe për Mini-Schengenin, derisa ka thënë se ka qenë kërkesë e SHBA-së bashkimi edhe i Kosovës.

“Edhe kur na është shtruar në Washington unë kam qenë kundër por më është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të i bashkohemi kësaj iniciative rajonale. Pra qëndrimi ynë ka qenë kundër, na është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë dhe ne e jemi pajtuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në kryesimin e delegacionit në dialogun me Serbinë, ai nuk e përfaqëson vetën por Qeverinë e Kosovës në të cilën janë pjesë edhe AAK-ja e Nisma.

“Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe as një njohje e re nuk mund të realizohet nëse nuk e kemi mbështetjen e SHBA dhe të vendeve kyçe të BE-së”, ka thënë ai.

Ndërkaq për pikën për Liqenin e Ujmanit, ai ka thënë se do të bëhet një studim i fizibilitetit nga departamentin për energji në bazë të së cilit do të dihet se si do të shfrytëzohet ky ujë.

Ai tutje ka shtuar se e ka hequr nga tavolina shkëmbimin e territoreve, duke shtuar se nuk do të ketë asnjë pikë e cila e prek sovranitetin e Kosovës.

“Por sigurisht do të diskutojmë për bashkëpunim ekonomike për të pagjeturit për dëmet”, ka thënë ai.

Hoti tutje reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit.

Ai ka thënë se ai është personi i fundit që mund të quhet arrogant.

Sipas tij, gabimin Osmani do ta kuptojë pas tri vitesh.

“Unë mendoj që jam personi i fundit që munden me më quajt arrogant. Ajo çka mendon ajo është krejt relative. Për dallim prej një pjesë të opozitës që kanë punu gabim, zonja Osmani e kupton që është gabim pas tri vitesh”, ka thënë ai.

Hoti: Ne kemi një marrëveshje për asociacionin qshtë një obligim shtetëror do të shohim se si mund të lëvizim përpara në këtë drejtim. Atë që po pumojmë qshtë që të dakordohemi për metedologiinë se si do i trahtojmë borxhin shtetëror dëmet e luftës në përputhje me konventat

16:36

Hoti: Me marrëveshjen e Washingtonit mbi një miliard dollarë investohen në infrastrukturë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se projektet infrastrukturore të parapara në marrëveshjen që Kosova e Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Washington, kapin vlerën e më shumë se një miliard dollarësh.

Në fillim të mbledhjes së 29-të të Qeverisë, para ministrave të tij, Hoti ka thënë se kjo marrëveshje është hap i madh drejt asaj finale.

Sipas tij, janë dy çështje kryesore që dalin nga kjo marrëveshje.

“Marrëveshja është një hap i madh drejt marrëveshjes finale përfundimtare. Janë dy elemente kryesore të kësaj marrëveshje e para është pjesa ekonomike, projekte infrastrukturore që në total shkojnë në mbi 1 miliardë dollarë investime. Dhe pjesa politike është njohja nga shteti i izraelit kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetitn e Kosovës”, është shprehur ai.

Hoti tutje ka thënë se vizita në Washington ka qenë e rëndësishme “për të kthyer një vëmendje që ka munguar një kohë”.