Arbëri

OAK-ja kërkon nga kryeministri heqjen e kufizimit të orarit të punës brenda restoranteve

 

Gjendja e rëndë e sektorit privat si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahja e mjaftueshme e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat nga ana e Qeverisë është arsyeja që kërkohet nga Qeveria që menjëherë të largohen kufizimet e orarit dhe të lejohet puna e restoranteve brenda, thuhet në kërkesën që Oda e Afarizmit të Kosovës e ka dërguar te kryeministri i Republikës së Kosovës.

Mos funksionimi i bizneseve, në veçanti të sektorit të gastronomisë, gjatë periudhës së pandemisë si dhe vendimet për kufizim të orareve të punës, kufizim përveç që po ndikon në dëmtim të bizneseve, po ndikon negativisht edhe në ekonominë vendore, thuhet tutje në kërkesë.