Arbëri

Nga 20 mijë mësimdhënës në Kosovë, për COVID-19 do të testohen vetëm 1500 prej tyre

 

Nga rreth 20 mijë mësimdhënës sa janë në tërë Kosovën, vetëm 1 mijë e 500 prej tyre do të testohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në takimin e fundit të mbajtur mes Ministrisë së Arsimit, asaj të Shëndetësisë e Asociacionit të Komunave ishte vendosur që para fillimit të procesit mësimor të testohen mësimdhënësit, por nuk ishte bërë i ditur numri, raporton KOHA.