Arbëri

Leku humb terren kundrejt valutave

Descriptive Text

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan dhe monedha europiane euro fituan terren në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 124,14 lekë ose 0,01 lekë më shumë se një ditë më parë.

Edhe monedha e gjelbër amerikane u vlerësua me 0,32 lekë më shumë dhe këmbehet me 104,97 lekë.

Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 139,60 lekë dhe 115,29 lekë.

Monedha britanike humbi terren kundrejt lekut respektivisht me 0,08 lekë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,44 lekë/ATSH.