Ka shkuar në 539 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe gjashtë raste të vdekjes, ndërsa janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 mijë e 713.
Rezultati i së mërkurës ka dalë nga testimi i 488 mostrave. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar edhe 131 pacientë. Deri tash në Kosovë në total janë shëruar 9923 persona.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3251.