Arbëri

Tri barna kundër COVID-19 licencohen për t’u importuar në Kosovë me kushte të veçanta

Tri barna kundër COVID-19 licencohen për t’u importuar në Kosovë me kushte të veçanta
 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj ka aprovuar sot propozimin e grupit profesional të Agjensisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) që për zbatimin e masave të veçanta, AKPPM të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut për produktet për përdorim tek pacientët me Covid-19 si: Remdesivir, Favipiravir dhe Hidroksiklorokina.

Siç njofton kumtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ky aprovim vlen për periudhën gjatë pandemisë Covid-19 deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masa të veçanta.