Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka listuar një sërë kritikash ndaj Partisë Demokratike, por e ka përfshirë edhe Lidhjen Demokratike.
PDK-në, e ka quajtur “nënë të korrupsionit”, derisa ka shtuar se “kreu i LDK-së është nën kontroll të saj”.
Thotë se ilustrimi më i mirë për të kuptuar qytetarët se si ka qeverisur PDK-ja, është Posta dhe Telekomi i Kosovës.
“Kur e kanë marrë pushtetin dhe shtrirë kontrollin përveç legal edhe ilegal, ajo ndërmarrje është vlerësuar me 1 miliard euro dhe ka gjeneruar afërsisht mbi 300 milionë euro dividentë dhe tatime për buxhetin. Kur PDK-ja e ka lënë pushtetin, ndërmarrja ka pasur minus deri në 44 milionë euro dhe sot është buzë falimentimit”, shkruan deputeti Bajqinovci në Facebook.
Deputeti i VV-së, thotë tutje se PDK-ja në secilin institucion që e ka udhëhequr ose, siç shkruan ai “kontrolluar”, “tenderët në atë institucion janë shitur, licencat janë shitur, lejet janë shitur, subvencionet janë shitur, patentë shoferët janë shitur, vendet e punës janë mbushur me militantë e njerëz të pa dijshëm”.
Edhe
Bajqinovci: Raporti i DASH-it për qeverisjen e VV-së, shumëfish më i mirë se për PDK-në e LDK-në
“Me një fjalë, nana e korrupsionit në Kosovë, është PDK-ja, e cila, ka nën kontroll edhe kreun e LDK-së të cilët aty shërbejnë si aksesorë ose ndihmesa”, shkruan ai tutje.
1. Për me e ditë saktësisht se si ka qeverisë dhe si është sjellë PDK'ja me paranë publike apo pasurinë e...
Posted by Mefail Bajqinovci on Saturday, August 29, 2020
-
LVV: Nuk është prishur koalicioni LDK-PDK në Prishtinë
-
Sveçla: PDK-ja me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës - Rama komentator politik
-
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj është i papranueshëm
-
Bajqinovci: PDK-ja po përpiqet që përmes Prokurorisë ta kthejë rezultatin në Mitrovicë