Arbëri

Kosova do të marrë falas mbi 300 mijë vaksina anti-COVID, pritet të blejë 1.2 milionë tjera

Mbi 300 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 Kosova i ka siguruar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe asociacionit GAVI.

Sipas zyrtarëve të OBSH-së, Kosovës i është garantuar se në momentin që një vaksinë del në përdorim, Kosova do të ketë vaksina falas për 20 % të popullsisë, raporton KOHA.