Arbëri

Thaçi fton shqiptarët në Mal të Zi të votojnë masivisht

Foto: Alban Bujari / KOHA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi, të shfrytëzojnë momentin dhe të dalin e të votojnë masivisht.

Zgjedhjet parlamentare në vendin fqinj, do të mbahen të dielën (30 gusht).

“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Shqiptarët në Mal të Zi garojnë me dy lista dhe pritet të fitojnë dy deputetë.