Me 62 vota pro dhe 43 kundër Talat Xhaferi i Bashkimit Demokratik për Integrim u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pro votuan deputetët e koalicionit Mundemi dhe BDI-së, derisa kundër ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së, raporton Alsat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetët e koalicionit ASH-Alternativa braktisën sallën në momentin e votimit.
BDI-ja dhe LSDM-ja ditë më parë arritën marrëveshje për bashkëqeverisje. Kryeministër pritet të jetë Zoran Zaev, ndërsa BDI-ja do të marrë ministrin e Jashtëm. Në bazë të marrëveshjes, në 100 ditët e fundit të mandatit kryeministër do të jetë një i propozuar nga BDI-ja.