Arbëri

LSDM dhe BDI caktojnë emrat e ministrave të qeverisë së re

 

Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në takime të ndara në Shkup dhe Tetovë vendosën të mërkurën në mbrëmje për emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit qeveritar.

Oliver Spasovski, aktualisht kryeministër i Qeverisë Teknike do ta marrë në drejtim Ministrinë e Punëve të Brendshme, post që e kishte mbajtur edhe para se të vinte në drejtim të ekzekutivit. Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Bujar Osmani, i BDI-së, hera e parë që një shqiptar ka këtë post në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, postin më të lartë në ekzekutiv nga radhët e BDI-së, do ta ketë Artan Grubi – bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Ali Ahmeti – si zëvendës kryeministër i parë dhe drejtues i Ministrisë për Sistem Politik.